Në nder të festave të Nëntorit, në Skenderaj do të nis edicioni i 19-të i festivalit folklorik gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare – Skenderaj 2024”.
Ky festival do të mbahet më 26, 27 dhe 28 nëntor, duke filluar nga ora 16:00 në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.
“Me 26, 27 dhe 28 nëntor, ju mirëpret qyteti i kulturës dhe traditës shqiptare!”, thuhet nè njoftim.
Ky festival do të bashkojë rapsodë e grupe folklorike nga kudo që flitet shqip në qytetin e Skenderajt.
“Rikthehet në një format të veçantë edicioni i 19 i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare – Skenderaj 2024”, në ngjarjen kulturore më të madhe në gjithë trevat shqiptare, duke bashkuar në qytetin e Skenderajt rapsodë e grupe folklorike nga kudo që flitet shqip, në nderim të festave në Nëntorit!”, thuhet në njoftim.