Çeku u përgjigjet aktorëve grevistë: 20 milionë euro kemi investuar ose zotuar në fushën e teatrit

Kultura

Çeku u përgjigjet aktorëve grevistë: 20 milionë euro kemi investuar ose zotuar në fushën e teatrit

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 22:11
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka folur mbi situatën e grevave të aktorëve, duke theksuar rëndësinë e tyre në shoqëri.

Ai u shpreh në Rubikon se qeveria ka investuar ose zotuar për implementim rreth 20 milionë euro në fushën e teatrit.

”Kemi kriju disa lehtësira, në mënyrë që ata të merren me art, krijimtari, e jo të bllokohen në procedura e në progres”.

”Ky ka qenë edhe synim i yni që nga fillimi. Kemi thënë se kanë nevojë për reformë të thellë të institucioneve publike të Kulturës”.

”Kemi synu përmirësimin e kushteve të punës që është shumë me rëndësi për artistët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat