Sa absurde, po aq e turpshme!

Kultura

Sa absurde, po aq e turpshme!

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 11:43
Autori Adem Bytyçi

Kush janë ata intelektualë,

gazetarë dhe klerikë,

nostalgjikë të regjimit gjakatar, antishqiptar,

serbo-jugosllav,

që kombin shqiptar në Kosovë

duan ta shndërrojnë në komb kosovar?

Tani, me këta dihen me emër

edhe ata tjerë që nga skëterra fetare,

të vërbuar pa masë,

u bëjnë homazhe në tyrbe

sulltanëve të Turqisë,

që pa mëshirë

kanë vrarë dhe masakruar shqiptarë.

Dihet se edhe kombi korean

është ndarë në dy shtete,

por kombi ka mbetur

ai që ka qenë gjithmonë,

nga origjina e gjerë deri sot.

Te ne, shqiptarët,

deri sa nuk marrin fund

ata gazetarë, pseudo-intelektualë dhe politikanë,

që mundohen ta ndajnë kombin shqiptar

në komb kosovar,

dhe u bëjnë homazhe

në varret e atyre armiqve

që kanë vrarë, masakruar

e shkatërruar shqiptarë.

Kombi ynë ka shumë vështirësi,

shumë vështirësi,

për të arritur përparim të mbarë

dhe për t'i eliminuar

ata servilë e trushpërlarë,

që orvaten

ta ndajnë kombin,

për t'u ushqyer me ndjenja raciste

kundër kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat