Vetëm të përbashkuar rreth Profetit tim, Gjergj Kastrioti, shpëtojmë nga tjetërsimi

Kultura

Vetëm të përbashkuar rreth Profetit tim, Gjergj Kastrioti, shpëtojmë nga tjetërsimi

Nga: Petrit Dibrani Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 13:30
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

I Madhi Zot i krijoi, detin, tokën dhe malet për shqiptarët, po ne “lejuam” t’na i marin!

Na dëbuan në shkretëtira të Anadolit dhe copëtuan me marrëveshje të përbashkët, (serbo-turqit fashist dhe greko barbarët.)

Na solli Zoti shqip në tokën tonë,

ngase Shqip, folën t’parët tanë.

Na mashtruan me kisha dhe xhamia, duke na gënjyer se aty fitohet (dituria.)

Na i ndryshuan emrat, ngaqë na mashtruan, diku dikë duke e favorizuar dhe diku duke na torturuar.

I ndanë vëllezërit e një shtëpie nga të njëjtët prindër, në (kristian e muhamedan.)

Na dërguan në luftën e Çanakalasë dhe na vranë.

Na rekrutuan partizanët jugosllavë, për t’na vrarë në Tivar.

Na përdorën jugosllavët, që t’luftojmë me italiano-gjermanët.

Dhe në shekullin XXI, na dërguan për t’luftuar në Siri.

E tash e 25 vjet, po tentojnë t’na arabizojnë me pamje e veshje, që nuk i përkasin Shqiptarisë sonë.

Vetëm të përbashkuar rreth Profetit tim, Gjergj Kastrioti, shpëtojmë nga tjetërsimi, nuk harrojmë kush ishim dhe tregojmë që shqiptar jemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat