Plagët kullojnë

Kultura

Plagët kullojnë

Nga: Dedë Preqi Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 18:51
Dedë Preqi

Them, do largohem prej teje

As në ëndërr nuk dua të shoh,

Edhe pjellën tënde e shantazhon

Pastaj kthehesh, tjetrin e ankon.

Plagët ende të freskëta kullojnë

Dhembjet e moçme nuk fashiten,

Veriu në vorbull gjethet i zhbinë

Ia vjedhin Ibrit, ujqërit melodinë.

Sikur edhe dielli plak, përgjumet pak

Duke lozur me ëndërrat e blerta,

Mbi plagët e reja therrin të vjetra

Fshehur pa pritur, hynë dikush pa trokitur.

Përplot fëmijë ngjitur dorë përdore

Zëri i tyre buqet shtigjeve të reja,

Si kallij që lakohen nga fuqitë e erës

Ua ndalin buzëqeshjen lojrat e egra.

Melodia e sëcilit tingëllon këngë në vete

Që i drejtohet një bote plot me gjallëri,

Zogjtë ndihen të lumtur dhe të qetë

Atëherë kur të lirë do këndojnë mbi degë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat