Ikja nga Kosova e të rinjve

Kultura

Ikja nga Kosova e të rinjve

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 20:49
Adem Bytyçi

Është një e keqe

për Kosovën

që nuk ka të ndalur,

nga një politikë e verbër

dhe antikombëtare.

Edhe pse qeveritë

e akuzojnë njëra-tjetrën

për këtë të keqe,

as njera nga këto

nuk ka arritur

për t'ia ndaluar rrjedhën.

Vetëm në zgjedhje,

për të ardhur në pushtet,

partitë politike thonë

se do ta ndalin këtë trend

që po e shpullon Kosovën

vit për vit.

Ikja e të rinjve nga Kosova

është shërbimi më i keq

që i bëhet shtetit,

kombit dhe atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat