Është një e keqe
për Kosovën
që nuk ka të ndalur,
nga një politikë e verbër
dhe antikombëtare.
Edhe pse qeveritë
e akuzojnë njëra-tjetrën
për këtë të keqe,
as njera nga këto
nuk ka arritur
për t'ia ndaluar rrjedhën.
Vetëm në zgjedhje,
për të ardhur në pushtet,
partitë politike thonë
se do ta ndalin këtë trend
që po e shpullon Kosovën
vit për vit.
Ikja e të rinjve nga Kosova
është shërbimi më i keq
që i bëhet shtetit,
kombit dhe atdheut.