Presidenti Rugova po na mungon

Kultura

Presidenti Rugova po na mungon

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 10:21
Presidenti Ibrahim Rugova

Ështe kohë tmerri e frigë

Furtunat po e përplasin njerëzimin.

 

Ne nuk po ikum nga realiteti,

por kujtesa shpesh na kthenë në fillim.

Presidenti Rugova po na mungon.

 

Në kohën e luftave të përgjakëshme

kur kullat tona ushtonin jehonë,

Bota dridhej nga ethet luftës globale,

e ne jetonim në mes jetës dhe vdekjës

Atëhere Presidenti Rugova

ishte zëri kryesorë i paqës.

 

Ai diti më urtësin e Nënë Therezës

të fashite zjarrin dhe gjakrat e luftave.

Kurse më forcën e Skënderbeut

Botës ja tregoj fetyrën e vertetë të armikut

që Ai e bota e luftuan pa kompromis,

e ne dulem fitimtarë.

 

Ai ishte i jashtëzakonshëm,

së besonte në vetëvetën e vetë.

 

Në tubime zgjedhore apelonte:

Të votohën edhe partitë tjera,

për ta ruajtur pluralizmin

e rritë demokracin.

 

Tani koha ka ndryshuar

Bota po pëplaset nga Zotrat njeri

duke kriju plagë.

 

Ne kemi arsye të frigohëm,

se Bota është bërë hallakamë e po dridhet

nga demonet e tërbuar

që sulmojnë nga qielli e toka.

 

Për ne mjafton

vetëm një grimë të ecim gabimisht,

në drejtim pa drejtim

atëhere gabimi është më i madh se gabim.

 

Nënetor 2924\

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat