Rënia e atdhetarit Arif Shala dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, me 30-të dhjetor (1946), nga OZN-ja

Kultura

Rënia e atdhetarit Arif Shala dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, me 30-të dhjetor (1946), nga OZN-ja

Nga: Sami Arifi Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 23:06
Atdhetari Arif Shala (1909-1946)

Në fundin e gushtit të vitit 1946 Arif Shala u arratis në mal, pasi detyrohet ta vriste Fazli Mirelën i cili ishte bashkëpunëtor i OZN-së, pra atij iu ngushtua rrethi meqë OZNA e kishte vën në ndjekje, forcat e OZN-së me me 30 dhjetor të vitit 1946, të pasuar edhe me disa shqipfolës shpirtshitur, në pyjet e Blinajës vrasin Arif Shalën dhe dy luftëtarë besnik: Sokol Brahimin dhe Izet Muratin.

Arif Shala u lind në fshatin Sankofc më 1909-Drenica Jugore, ai kreu medresen në Gjakovë.

Arifi në Shqipëri kreu klasën e dytë gjimnaz, pastai ai kthehet në Kosovë në korrik të vitit 1927, ndërsa në vitin 1931 kreu medresen në Prishtinë duke u emruar pastaj mësues feje në Xhaminë e Korreticës së Sipërme.

Atdhetari, Arif Shala ishte burrë me vyrtyre të larta patriotike; humane dhe intelektuale, ai kishte ptioritet veprimtarinë kombëtare, rezistencën ndaj armikut, si dhe, arsimin e masave të gjera popullore.

Arifi ishte pjesëmarrës i „ Ashtquajturës Luftës Nacional Çlirimtare (LNÇ-së)“, caktohet postkomandant i milicisë  „popullore“ në Komaran, ai me propozimin e Rifat Berishës, komanda e vendit e përcakton poskomandant të milicisë në Komaran.

Mirëpo atdhetari Arif Shala i zhgënjyer nga poplitika antishqiptare e regjimit jugosllav, ai iu bashkëngjit krerëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-në), dhe kështu kryen punë të rëndësishme, duke e mbajtur në banesën e tij me javë të tëra komandantin e LNDSH-së, Ajet Gërgurin.

Arifi, më 05 janar 1945, në odën e Hajdin Lahut të Sankofcit formon ilegalisht LNDSH-në, duke i tubuar në mbledhje 36 anëtarë që unanimisht zgjedhin Arifin kryetar të kësaj organizate, ndërsa Ukë Plakiqin sekretar. Përmes këtij kanali që punonte Arifi i ndihmonte komandantit Shaban Palluzhës me armë dhe municion, veshmbathje dhe ushqime në luftën heroike që bënte Shabani kundër brigadave serbo-çetnike.

Atdhetari Arif Shala mori pjesë në Kongresin e V-të të LNDSH-së, më 25 korrik 1946 në Lypovicë, ai mbajti referat por edhe kishte organizuar rojën për t@i siguruar anëtarët gjatë mbajtjes së këtij Kongresi.

Atdhetari Arif Shala pasi ishte i detyruar të vras bashkëpunëtorin e OZN-së, Fazli Mirelën, që vazhdimisht informonet OZN-në për punën e LNDSH-së, Arifi ishte i arratisur në mal nga se përcillej nga sigurimi jugosllav dhe bashkëpunëtorët e tij në çdo hap.

Në fund të dhjetorit të vitit 1946, Atdhetari Arifi Shala tradhtisht vritet në gjumë në një shtëpi të braktisur së bashku me bashkëluftëtarët, Sokol Brahimin dhe Izet Muratin, pra, në atë shtëpi ia kishin kurdisur kurthin dy fshatarë ogurzi, njëri prej Korroticës së Sipërme dhe tjetri nga Gjereshini..., breshërish amësh dhe bombash dore godasin në skëterrin e asaj mesnate fatale mbi trupat e, tre dëshmorëve: Arifit, Sokolit dhe Izetit.

Lavdi e përjetshme Arif Shalës dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat