Për flamur e Pavarësi deri në amshim
Urime e gëzuar populli im!
Në këto ditë të ftohta, me shi e me borë...
Të bëhemi fisnik, t’pa ndarë një popull-unik
Të lidhemi bashkë, si dikur me Ismail Qemalin
Ku ngriti flamurin,nëntorin e dytë, në qytetin Vlorë
Dhe kur e futi shqipërinë e lodhur në një dorë...
T'i festojmë të gjithë festat, edhe për nëntorin e parë
Që e ngriti, Gjergj Kastroti, gjenerali e krye heroi kobëtar
Të bëhemi të mençur, të dashur, unik të pa ndarë
Si dhe nëndorin e dytë, që e deshëm si duhen dy sytë
Të mirë e t’bukur te dytë, bash si xhamadan njësoj
Siç është dashuria jonë, që është shqipja, si nusja me kurorë...
Të urojmë, t’festojmë e të gëzojmë me një t’vërtetë
Që e deshi dhe don populli ynë, edhe nëntorin e tretë...
Për liri e me liri, që jemi një popull Ilirik-Dardan i vjetër në etni
festat me shpirt dlirë, pa bërë keq, tu ba mirë e më mirë...
Festojmë me flamuj me ngjyrat më të bukura në botë: kuq e zi
Që nuk thuhej shpehja jonë e vjetër dhe kot: E duam një zot
Që të kemi më shumë njerëzi, miqësi, mirësi e dashuri....
Të festojmë bashkë me popull , për shqiptarë dhe një Shqipëri!