Në këtë kohë...

Kultura

Në këtë kohë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 09:44
Xhelal Hoxha

Për flamur e Pavarësi deri në amshim

Urime e gëzuar populli im!

Në këto ditë të ftohta, me shi e me borë...

Të bëhemi  fisnik, t’pa ndarë një popull-unik

Të lidhemi bashkë, si dikur me Ismail Qemalin

Ku ngriti flamurin,nëntorin e dytë, në qytetin Vlorë

Dhe kur e futi  shqipërinë e lodhur në një dorë...

T'i festojmë të gjithë festat, edhe për nëntorin e parë

Që e ngriti, Gjergj Kastroti, gjenerali e krye heroi kobëtar

Të bëhemi të mençur, të dashur, unik të pa ndarë

Si dhe nëndorin e dytë, që e deshëm si  duhen dy sytë

Të mirë e t’bukur te dytë,  bash  si xhamadan njësoj

Siç  është dashuria jonë, që është shqipja, si nusja me kurorë...

Të  urojmë, t’festojmë e të gëzojmë me një t’vërtetë

Që e deshi  dhe don populli ynë, edhe nëntorin e tretë...

Për liri e me liri, që jemi një popull Ilirik-Dardan i vjetër në etni

festat me shpirt dlirë, pa bërë keq, tu ba mirë e më mirë...

Festojmë me flamuj me ngjyrat më të bukura në botë: kuq e zi

Që nuk thuhej shpehja jonë e vjetër  dhe kot: E duam një zot

Që të kemi  më shumë njerëzi, miqësi, mirësi e dashuri....

Të festojmë  bashkë me popull , për shqiptarë dhe një Shqipëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat