Në kohën kur lugatët kërcënojnë njerëzimin
me përdorimin e armëve bërthamore,
me qëllim zhdukjen e tij,
duke thënë "jo luftës, por paqes",
Dr. Ibrahim Rugova i mungon njerëzimit.
I cili gjithmonë,
në vend të luftës,
ka shërbyer për paqen.
I madhi dhe i pa përsëritshmi,
Dr. Ibrahim Rugova,
në kohën kur popullsisë shqiptare 2 milionëshe në Kosovë
i kërcënohej çfarosja nga nazifashizmi serb,
diti para se të fillonte lufta,
t’i binde popujt paqëdashës të botës
se popullsisë shqiptare në Kosovë
i kërcënohej shkatërrimi.
Jo vetëm shqiptarëve,
por edhe gjithë njerëzimit
sot i mungon Dr. Ibrahim Rugova
për ta shpëtuar
nga frika dhe tmerri
i shpirtërave të lugatëve,
të cilët në vend të ujit,
etjen e shuajnë me gjak njeriu,
duke aneksuar tokat
e popujve të tjerë.
Mos ta harrojmë për asnjë çast
se pa një njeri si Dr. Ibrahim Rugova,
Bota merr fund.
Shpresojmë se Dr. Rugova,
pasi shkoi në amëshim,
do të lërë një trashëgimtar
për t’i dalë njerëzimit zot,
për ta shpëtuar
nga një luftë e tretë botërore
dhe për të mos e shkatërruar.