Dr. Ibrahim Rugova - Mungesa që ndjen jo vetëm populli shqiptar, por mbarë njerëzimi

Kultura

Dr. Ibrahim Rugova - Mungesa që ndjen jo vetëm populli shqiptar, por mbarë njerëzimi

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 12:24
Adem Bytyçi

Në kohën kur lugatët kërcënojnë njerëzimin

me përdorimin e armëve bërthamore,

me qëllim zhdukjen e tij,

duke thënë "jo luftës, por paqes",

Dr. Ibrahim Rugova i mungon njerëzimit.

I cili gjithmonë,

në vend të luftës,

ka shërbyer për paqen.

I madhi dhe i pa përsëritshmi,

Dr. Ibrahim Rugova,

në kohën kur popullsisë shqiptare 2 milionëshe në Kosovë

i kërcënohej çfarosja nga nazifashizmi serb,

diti para se të fillonte lufta,

t’i binde popujt paqëdashës të botës

se popullsisë shqiptare në Kosovë

i kërcënohej shkatërrimi.

Jo vetëm shqiptarëve,

por edhe gjithë njerëzimit

sot i mungon Dr. Ibrahim Rugova

për ta shpëtuar

nga frika dhe tmerri

i shpirtërave të lugatëve,

të cilët në vend të ujit,

etjen e shuajnë me gjak njeriu,

duke aneksuar tokat

e popujve të tjerë.

Mos ta harrojmë për asnjë çast

se pa një njeri si Dr. Ibrahim Rugova,

Bota merr fund.

Shpresojmë se Dr. Rugova,

pasi shkoi në amëshim,

do të lërë një trashëgimtar

për t’i dalë njerëzimit zot,

për ta shpëtuar

nga një luftë e tretë botërore

dhe për të mos e shkatërruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat