Poezi për “Festat e nëntorit”

Kultura

Poezi për “Festat e nëntorit”

Nga: Përparim Hysi Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 16:00
Përparim Hysi

1.ISMAIL QEMALIT

IMAIL QEMALI! ISMAIL KANINA!
Të kërkon sulltani(zihet vetëtima?!)
Ti more gjeminë,çave nëpër dete
Vendose:-SHQIPËRINË,do ta shpallë më vete!

Dhe kishe me vete,gjithë urtësinë
Mjaft jetës me ethe!S'durojmë më Turqinë!
Çave nëpër dete, si një KAPEDAN
Brodhe nëpër shtete (bashkë dhe me ISAN) *

Herë si vetëtimë;herë si meteor
Dhe mes pritash e kurthesh
Mbrrite mu në VLORË
SHpalle MËVETËSINË mr flamur në dorë!

Seç të fekste nuri,dritë mjekrra e bardhë
ISMAIL QEMALI! KRYEATDHETAR!
Vittet ikin tutje, ti gjithmonë na je pranë
Ti je BABAI I KOMBIT! Rron në tonin xhan.
*ISA BOLETINI

 

2. Për dëshmorët

Do të shkruaj për dëshmorët
Që dhanë jetën për ATDHE!
Do të shkruaj dhe për "therrorët"
Që tradhtarë u qujtën "dje"?!!!

Jam gjakftohtë si historia
I paanshëm si gjyqtar!
S'jam lamash nga partia
Sa dëshmorë quajti tradhtar!

Jam i drejtë si drejtësia
Që i jep të drejtit hak
Vij në FESTË e vendos lule
Tek ata që fyen pa shkak.

50-vjet i nëpërkëmbën
Nuk u lanë nishan mbi varr
Dhe i fyen,u bënë gjëmën
Sa i quajtën tradhëtarë!

Tani shkoi "Nata e zezë"
Që sundoi në SHQIPËRI
i kujtoj me mall e dhimbje
Gjithë kush ra për liri.

 

Tiranë,26 nëntor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat