28 nëntor do kesh përgjegjësi

Kultura

28 nëntor do kesh përgjegjësi

Nga: Sulejman Mehazi Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 06:58
Sulejman Mehazi

 

Të pyesim Nëntor ç’u bë Janina?
Ku ka udhëhequr Ali Pashë Tepelena!
Ç’u bë Nëntor me Çamërinë?
Pa dhembje fare ia le Greqisë!

Fajtori më i madhë ti muaj je,
pse s’u bë Shqipëria si deshëm ne.
Kujt i mbeti Shkupi e Tetova?
Kujt i mbeti Gostivari e Kumanova?

Ç’u bë me Dibrën, Manastirin e Ohrin?
Maqedonia lehtësisht t’i mori!

“28 Nëntori” duhet përgjegjësi
për këtë copë vend të quajtur Shqipëri.
Kuj i mbeti Bujanoci, Presheva e Medvegja?
Ku mbeti Mitrovica e Çakorri?
Ku mbeten kishat e Deçanit e Ujmani?

“28 Nëntor” pse hesht e s’flet i pari,
ç’u bë Ulqini e Tivari?!
E zvogëlove Shqipërinë,
e zmadhove Greqinë e Serbinë!?

“28 Nëntor” mos u mburr me festa
se shqiptarëve ju ka humbur shpresa.
Smail Qemali shpalli mëvetësinë,
tha në Vlorë jemi të pavarur,
e fare se dinte se tokat ia kanë marrur.”
"28 Nentor” do kesh përgjegjësi,
se tokat e shqipes
u ndanë në kufij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat