Urime Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin e vitit 1912!

Kultura

Urime Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin e vitit 1912!

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 13:35
Autori Adem Bytyçi

Po të kishin qenë shqiptarët bashkë,

sot nuk do të ishin jashtë Shqipërisë:

Kosova, Çameria,

Plava e Gucia,

Presheva, Bujanovci, Medvegja,

Shkupi dhe Tetova,

Dibra dhe Kostivari,

dhe shumë e shumë territore të tjera

Iliro-pellazgë - dardane.

Edhe pas kaq vitesh,

qëndrojmë të copëtuar,

sepse politikanët shqiptarë

më shumë luftojnë

për pasuri dhe pushtet

e jo për të bashkuar kombin.

Kështu siç jemi,

pa ndryshuar mentalitet,

vështirë, shumë vështirë e kemi

për ta bashkuar Atdheun.

Duke mos qenë të bashkuar

dhe duke tradhtuar Atdheun,

sot tokat e Shqipërisë amë

i kanë okupuar të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat