Po të kishin qenë shqiptarët bashkë,
sot nuk do të ishin jashtë Shqipërisë:
Kosova, Çameria,
Plava e Gucia,
Presheva, Bujanovci, Medvegja,
Shkupi dhe Tetova,
Dibra dhe Kostivari,
dhe shumë e shumë territore të tjera
Iliro-pellazgë - dardane.
Edhe pas kaq vitesh,
qëndrojmë të copëtuar,
sepse politikanët shqiptarë
më shumë luftojnë
për pasuri dhe pushtet
e jo për të bashkuar kombin.
Kështu siç jemi,
pa ndryshuar mentalitet,
vështirë, shumë vështirë e kemi
për ta bashkuar Atdheun.
Duke mos qenë të bashkuar
dhe duke tradhtuar Atdheun,
sot tokat e Shqipërisë amë
i kanë okupuar të tjerët.