Muaj i ngjarjeve më madhështore
për Lirinë dhe identitetin kombëtar,
të kombit shqiptar.
Muaj në të cilin,
më 28 Nëntor,
u ngrit Flamuri i Pavarësisë
në Vlorë,
simbol i lirisë,
për të cilin
kanë flijuar jetën
bijtë dhe bijat
më të nderuar
të kombit tonë.
Muaj Nëntor na kujton
ditëlindjen e heroit të Kosovës
dhe të gjithë kombit,
Adem Jasharit,
që, së bashku me Dr. Ibrahim Rugovën,
tronditën themelet
e sundimit mizor
të Serbisë fashiste
mbi Kosovën martire.
Muaj Nëntor
është muaj i ngjarjeve
më madhështore
të kombit shqiptar,
të cilin shqiptarët,
për çdo vit,
kudo që janë,
e kremtojnë me dashuri dhe mall,
si muajin e 'thesarit'
të ngjarjeve historike
më madhështore
të kombit shqiptar,
kombit më të vjetër
në Ballkan dhe Evropë.
Kurrë nuk duhet ta harrojmë
që të parët e këtij kombi dikur
e kishin një PËRANDORI
që përfshinte jo vetëm Ilirinë,
Ballkanin e sotëm,
por tërë Mesdheun,
duke filluar nga Dardanelët
e deri në Sezhanë,
atje ku akoma edhe sot rrjedh
Lumbardhi Ilir,
që tregon një vendbanim të hershëm
të paraardhësve të kombit shqiptar.