Hapet ekspozita “Bërthamë” në Komunën e Prishtinës

Kultura

Hapet ekspozita “Bërthamë” në Komunën e Prishtinës

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 12:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Prishtinë është hapur ekspozita “Bërthamë”.

Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi ka thënë se ekspozita përmban 30 vepra artistike.

Në bashkëpunim me Lekë Gjurgjiali nga organizata “Zë”, hapëm ekspozitën “Bërthamë” në Komunën e Prishtinës, e cila përfaqëson një mundësi të veçantë për t’i dhënë zë dhe hapësirë fëmijëve me aftësi të kufizuara përmes artit. Ekspozita, e cila përmban 30 vepra artistike të krijuara nga fëmijët e talentuar, nuk ka ndikuar vetëm në zbukurimin e hapësirave, por ka pasuruar edhe mendimet tona, duke na ftuar të shohim botën përmes syve të tyre”, ka theksuar ajo.

Tutje, ajo ka shtuar që “bashkë me fëmijët, kremtuam fuqinë transformative të artit si një mjet që kontribuon në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të barabartë”.

Ekspozita do të mbetet e hapur deri më 6 dhjetor, dhe ftojmë të gjithë që të shijojnë një udhëtim të veçantë në botën e tyre, një botë që meritojmë ta njohim dhe të respektojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat