Malli për atdheun
nuk më lë të vdes,
kur më duhet të jap shpirt,
parasysh më shtihen
lugjet, fusha dhe male.
Edhe oborri i shkollës
së atdheut, ku luaja
me shokët e klasës,
që një ditë,
pa pritur e pa menduar,
nga ta më ndanën
hallët e jetës.
Sa më vjen të jap shpirt,
më shtihen ara e madhe,
Kroni i Kolës,
Fusha e Izbegut,
Gropa e Qitakut
dhe Lugu i Firit,
ku i ruaja bagëtinë
me shokët e mi,
me të cilët
luanim lojra baritore,
duke e gëzuar fëmijërinë.
Të gjitha këto bashkë,
dhe malli im për to,
nuk më lënë të jap shpirt
edhe për një çast,
sepse jam diku larg,
larg atje ku
nuk kam pasur mundësi
për t'i parë kurrë,
përveçse në ëndrra,
i kam përqafuar.
Unë do t'jap shpirt,
por mallin për atdheun
do ta marrë me vete në varr,
që edhe atje,
për ta mbajtur gjallë,
përjetësisht, edhe si i vdekur,
mallin për atdhenë,
të cilin e dëshirova aq shumë,
e të cilin e pash vetëm si fëmijë,
dhe më nuk e pash kurrë.