Pas vlerësimit të lartë nga UNESCO, vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” tani është zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit!
Si një sukses historik dhe një nder i madh për kulturën shqiptare, ky vendim vendos Tropojën dhe artin e saj të veçantë në skenën botërore.
Këtij lajmi i është gëzuar shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njofton Klankosova.tv.
“Moment krenarie për Shqipërinë dhe Malësinë e Gjakovës. Lajm i bukur se vallja tradicionale K’cimi i Tropojës është përfshirë zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.