Nuk ka gëzim e hare askund në viset e trojet shqiptare e në krejt botën e pamatë shqiptare ku nuk dridhet toka prej kërcimit e valles se Tropojës !
Urime Tropojë !
Urime krijuesve e gjithë valltarëve tanë !
Nderime edhe për ata që e ruajtën e na e trazhguan ndër breza vallen tonë!
Aty ku ka shqiptari ka valle Tropoje, ka Dardani e kjo na bën krenar të gjithëve.
Valle Dardane
Troki i kuajve të shekujve
Xixëllon majë shkrepash
Të dasmoreve të pangrirë,
opingat e tyre puthin dheun
tokën e marrin me të mirë,
krahët diellin e përpijnë
Kapuçët si pëllumba
Fluturojnë në një qiell të lirë.,
Në tirqet e bardha
E në shaminë e valvitur
Psherëtin koha…
Qëndiset qielli
Merr frymë toka
Me vallet që ka Tropoja…