Vallja e Tropojës në UNESCO, krenari kombëtare!

Kultura

Vallja e Tropojës në UNESCO, krenari kombëtare!

Nga: Sami Mulaj Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Nuk ka gëzim e hare askund në viset e trojet shqiptare e në krejt botën e pamatë shqiptare ku nuk dridhet toka prej kërcimit e valles se Tropojës !

Urime Tropojë !

Urime krijuesve e gjithë valltarëve tanë !

Nderime edhe për ata që e ruajtën e na e trazhguan ndër breza vallen tonë!

Aty ku ka shqiptari ka valle Tropoje, ka Dardani e kjo na bën krenar të gjithëve.

Image
Vallja e Tropojës
Foto galeri

Valle  Dardane

Troki i kuajve të shekujve

Xixëllon majë shkrepash

Të dasmoreve të pangrirë,

opingat e tyre puthin dheun

tokën e marrin me të mirë,

krahët diellin e përpijnë

Kapuçët si pëllumba

Fluturojnë në një qiell të lirë.,

Në tirqet e bardha

E në shaminë e valvitur

Psherëtin koha…

Qëndiset qielli

Merr frymë toka

Me vallet që ka Tropoja…

 

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat