Pak para se të ndërronte jetë,
ai la këtë amanet:
Për lirinë e Dardanisë
është derdhur shumë gjak,
por edhe mend dhe dije gjithashtu.
Lirinë e saj,
kurdoherë e mbron
urtësia e Nënë Terezës
dhe trimëria e guximi
i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.
Amaneti i Dr. Ibrahim Rugovës
ka shumë nene dhe paragrafe
për ata që dinë ta lexojnë,
njëra më e rëndësishmja thotë:
"Vetëm bashkimi dhe dashuria
në mes shqiptarëve, si dhe të drejtat themelore njerëzore
dhe kombëtare të të gjitha minoriteteve që jetojnë me shqiptarët
ia trasojnë rrugën Dardanisë
për të shkuar atje ku e ka vendin dhe e meriton."