“Lulegjembi” nga Marjana Zeneli Bulku

Kultura

“Lulegjembi” nga Marjana Zeneli Bulku

Nga: Marjana Zeneli Bulku Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

“Thistles" (Lulegjembi) është vepra më e re e shkruar ngaCindy A. Marion, një dramë në dukje e thjeshtë por që mbartpërbrenda dhe zbërthen dhjetra dilema, minidrama sociale e familjare, histori  të shkruara dhe të pashkruara, fate, disfata, personazhe. Një shfaqje ku konsolidon bindjen se nuk janëvetëm skenat e mëdha garanci e cilësisë por tërësia e elementeve të përmbajtjes dhe lidhja organike mes tyre duke u formësuar pas çdo detaji që i lidh dhe integron ato duke arriturnjë shfaqje tërheqëse.

Subjekti rrjedh vrullshëm nëpërmjet lojës së mrekullueshme tënjë kaste aktoriale me eksperiencë në skenat e Brodueit duke filluar me Mel House (Rebecca), Rod Sweitzer (Alan), Lisa Bostnar (Laney), Gordon Stanley (Peter), Lesli Alexander(Lucinda), me skenografinë brilante të Andis Gjonit, sekuencate ndjera muzikore të Joe Gianono, akustikën nëpërmjet tëcilës publiku spostohet virtualisht në fshat aty ku cicërimat e zogjve mbretërojnë dhe ku rrallëherë ndodh që ajo tëpërthyhet nga hapa, trokitje porte, alarm ambulance dizenjuarmjeshtërisht nga Andy Evan Cohen.

Gjithçka ndodh në një shtëpi fshati, e trashëguar prej brezashnga një familje e cila ka lëshuar degët në qytete të tjera dhekjo shtëpi ka mbetur si fija e fundit që i lidh duke i mbledhur nëraste të rralla festash. E arreduar me stilin klasik të një kohe tëshkuar, në vizionin skenografik nuk mungojnë detaje që nxisindhe nxiten nga zhvillimet e vrullshme të dramës psikologjikeqë zhvillohet brenda karaktereve si dhe përreth dhe përtej tyre.

Nuk e di se si do të kuptohet kjo vepër vite më vonë kurpandemia Covid 19 të jetë harruar por një gjë është e sigurt, pandemia na kushtëzoi drejt qasjeve të caktuara nëmarrdhëniet njerëzore por edhe na transformoi të gjithëve nësituatat e reja të kohës që jetojmë duke reflektuar në këtëepokë ku distancat fizike implementuan ftohtësi mes familjes, shoqërisë e më gjerë, njerëzimi humbi komunikimin, maskat u shndërruan në barriera, shtëpitë në kurthe izolimi nga bota porjo pak herë edhe nga vetvetja. Të gjitha këto ishin ndërthururmjeshtërisht nga autorja Cyndy Marion e cila vjen me këtëvepër të tretë teatrale në mënyrë imponuese. Përballëshikuesit shpaloset një dramë ku ndjehen konfliktet mesbrezave dhe mentaliteteve, një dramë ku detaji ka forcë dhepeshë, një dramë që ka brenda copëza drame të sejcilit prejnesh sot kur pasuria e pamatshme e pronës tonë shpirtëroreështë mbytur nga rendja pas pasurisë monetare të shndërruarnë qëllim kolektiv. Duket si një trill që të rrëmben sa përmesdebateve mes personazheve, po aq dhe përmes dilemave tëtyre të brendëshme. Artifaktet që ruan shtëpia e blerë diku ngaviti 1890 e që ruan të gjalla kutimet e tri brezave në kohët e Covid 19 -të bëhet substanciale e jetike për Peter Crou, ndërkohë që mbesa e tij Rebecca Frank e sheh shtëpinë siobjekt që duhet pastruar nga vjetërsirat dhe duhet shitur. Ky konflikt i ngjan një dueli herë të heshtur e herë të zëshëm qëshndërrohet në burim të emocioneve të forta, debateve, marrdhënieve sa të çuditëshme po aq edhe normale njerëzore.

E tashmja dhe e ardhmja në “Thistles” perceptohet nëpërmjettë shkuarës dhe që të tria ke frikë ti cekësh porsi tre“lulegjembat” që zbukurojnë dhe figurativisht mbrojnë shtëpinëedhe nga vetë anëtarët e familjes e ku luhet drama e brendshme e shumë prej tyre. Pjesa "Lulegjembi" (Thistles) tëfut thellë në perceptim por edhe përjetim. Sipas kulturës keltelulegjembi është simbol i përkushtimit, guximit, forcës. Detajete regjisores Dev Bondarin ishin të plota dhe trajtimi i saj ishteshterrues, duke mos i lënë asgjë rastësisë ajo me kujdeskishte punuar që të transmetonte idetë e dramës. Figura e Alan (luajtur mjeshtërisht nga Rod Sweitzer) krijonte nëmomente të caktuara thyerje plot humor që shkonin bukur me karakterin e personazhit, një kontrapunkt i Peter-it tëmishëruar nga aktori me përvojë në skenat e Nju Jrokut, Gordon Stanley, i cili me lojën e tij aktoriale diti të thithtevëmendjen e shikuesit. Ndërkohë që Rebeka e interpretuarnga Mel House ishte një karakter i plotë që mbante peshën e dramës. Mbyllja e dramës ishte vërtetë befasuese me rrëzimine tavanit të asaj shtëpie që aq ishte dashur dhe urryer duke shkaktuar vdekjen tragjike të Piterit i cili e kishte ndoshtaarsyen e vet të ekzistencës, e kishte rrënjë, e kishte paqe, e konsideronte si të vetmen nyje jete që e lidhte me familjen e në fund të dramës tragjikisht e lidhi me vdekjen. Megjithëse nënjë teatër të vogël dhe me mundësi teknike të kufizuara efektiskenografik në momentin kulmor të dramës ishte realizuarshumë bukur nga skenografi, shoqëruar edhe me njw zërim(audio) profesional. Nuk mund të le pa përmendur këtu edhemjeshtrin e ndriçimit Brian Aldous i cili me mjeshtëri jepteatmosferën e dramës.  

Megjithëse kjo dramë interesante e mbylli ciklin e saj tëshfaqjeve në skenën njujorkeze, jam e sigurt që do gjejë skenatë tjera ku do shfaqet në të ardhmen dhe ku do nxisërefleksion të thellë tek shikuesit që do ndjekë dhe përjetojësituatat plot nuanca të mendimit pothuaj po aq efemer sa edhengjyrat e "Thistles" (Lulegjembit).

Fotot: J.R.Hoffman

Andis Gjoni

(Skenograf-regjisor)

Lindur në Tiranë në vitin 1968 në një familje artistësh.Diplomuar në Universitetin e Arteve në vitin 1991. Regjisor ishumë shfaqjeve të suksesëshme është dhe skenograf iakredituar pranë kompanisë teatrore "White Horse Theater" nëNju Jork ku punon prej 20 vitesh.

E ka filluar veprimtarinë skenike me punën e diplomëskomedinë "Një budalla e gjysëm" nga Dh. Psatha me regji tëPiro Manit. Debutimi i tij në skenën e Teatrit Kombëtar vjenme realizimin e skenografisë së dramës "Zonjusha Zhuli" nëvitin 1998. Pasojnë krijimet e skenografive për shfaqjet "Jashtëbie borë", "Ylli pa emër", "Në emër të popullit" etj. Në vitin2003 emigron në SHBA dhe fillon aktivitetin në skenatamerikane me bashkëpunime me kompani të njohura të teatritamerikan. Krijon skenografitë e shfaqjeve "Xhaxha Vanja", "Gjysma", "PB&J", "Libri i Lambertit", "Mina", "Sy përKonsuelën", "Histori e thyer" etj. Bashkëpunon me Teatrin e Operas së Nju Xhersit në realizimin me sukses të regjisë dheskenave për operan "Shërbëtorja zonjë" të Pergolezit dheskenografinë e operas "Hansel dhe Gretel". Ka qenë i ftuar disaherë në skenën e TKOB ku ka realizuar skenografinë përmuzikalin e parë në skenën shqiptare me veprën "Histori e Anës Perëndimore". Më pas ka vijuar edhe në dy produksionetë tjera me muzikalin "Puthmë Keit" dhe në vitin 2009 bashkë-regjisor dhe skenograf i operas së famshme amerikane "Porgidhe Bes". Në fushën e regjisë ka realizuar në skenat amerikaneveprat "Çifti i hapur", "A vdiq Ai?", skenografitë e operave"Konsulli" dhe "Vila Diodati" për të cilën është vlerësuar me çmim nderi midis 36 skenografëve në Festivalin NYMF. Eshtëregjisor edhe i shumë spektakleve që kanë nderuar shqiptarëtnë skenat e Nju Jorkut. 

Veprimtarinë artistike e ka zhvilluar edhe në fushën e artevepamore me ekspozita të suksesshme në vende të ndryshme tëbotës ku krijimet e tij janë vlerësuar për këndvështriminorigjinal. Autor i librave "Pasioni për skenën" dhe "Simon Gjoni - Muzika dhe Epoka" dhe përkthyes i “ Noa-Noa dheshkrime të tjera” nga Pol Gogen,  “Menifestet e artit modern”,  “Salomè” nga Oskar Uailld, “Mama heroina”, “Sfida e përjetësisë”,  “Puthmë Keit”, “Porgi dhe Bes”, “A vdiq ai ?” nga Mark Tuein. Eshtë Drejtor i Bordit të organizatës"Albanian Excellence" që promovon shqiptarët e shkëlqyer nëfusha të ndryshme të artit, shkencës dhe biznesit në vende tëndryshme të botës. 

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat