Braktisja

Kultura

Braktisja

Nga: Ardian Haziri Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 22:29
Ardian Haziri

Kambanëzat e deleve nuk dëgjohen më,

Janë zhdukur bashkë me bariun e urtë,

Sokaku mbeti bosh, pa lojëra, pa fëmijë,

Me gojë të mbyllur, në qetësi. 

Shtëpi të bukura, pa ndonjë vlerë,

Ku ndoshta vetëm në verë, hapet ajo derë,

Asgjë nuk është më si atëherë,

Edhe fjala NËNË po thuhet në gjuhë të huaj,

Ku gabuam Zot, më thuaj e na ruaj! 

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat