Atdhetari Sylejman Aliu u lind në qytetin e Prizrenit në vitin 1914, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin-dega e Normales në Shkodër.
Ai u zgjodh sekretar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Atdhetari Sylejman Aliu, në vitin 1945 u emërua mësues në Gjimnazi "Sami Frashëri" në qytetin e Prishtinës.
Që nga themelimi i Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, Sylejmani ishte anëtar i saj, i cili pati ndikim mjaft të madh te nxënësit e tij, duke ju shpjeguar për padrejtësit që iu bëheshin popullit shqiptar nga okupatori serbo-sllav.
Me shtrirëjen e Organizatës së LNDSH-së, Sylejman Aliu zgjedhet kryetar i Komitetit të Rrethit të Prishtinës, por nga syri famëkeq i OZN-së zbulohet veprimtaria e tij, dhe, ai arrestohet në korrik të vitit 1945.
Atdhetari Sylejman Aliu mësues në Prizren, burgoset nga OZNA më 25 gushtë të vitit 1945, ai dënohet nga Gjyqi Ushtarak i Divizionit të Tretë në Prishtinë, me 10 vite burg të rënd, me punë të detyrueshme, 5 vite dhe pas daljes nga burgu me humbje të ca drejtave për një kohë, përveç atyre prindërore. Kryetari i Gjyqit për dënimin e Sylejman Aliut ishte Softić R. Smail.
Veprimi i Gjyqit të Dytë Ushtarak nr. 372/46 më 12 prill i zvoglon dënimin në 6 vite burg me punë detyruese, 3 vite humbje të drejtave politike, dhe ca tjera, përveç atyre prindërore, pas mbajtjes dënimit.
Atdhetari Sylejman Aliu pas daljes nga burgu për një kohë të shkurtër punoi në Beograd, pastaj për një kohë të gjatë punoi si nëpunës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ai ndërroi jetë në vitin 1994.
Atdhetari mbetet në kujtes të popullit për kontributin e tij shumëdimensional që dha për atdheun...