Bekim Ibrahimi për herë të parë me motor, por ia del në klipin e ri

Kultura

Bekim Ibrahimi për herë të parë me motor, por ia del në klipin e ri

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

"Të kam xhan e më ke xhan" quhet kënga më e re nga artisti Bekim Ibrahimi.

Tashmë ai ka vulosur edhe emrin e tij jo vetëm si këngëtar, por edhe si tekstshkrues dhe muzikant, pasi ky projekt ka si autor vetë atë, ndërsa orkestrimi dhe masterizimi i këngës është realizuar nga Rinor Ukimeri.

Klipi është mjaft interesant dhe është realizuar nga Artfabe me figurant Deda.

Artistit i pëlqen të zgjedhë gjithmonë vende të bukura në Shqipëri dhe Kosovë për të realizuar videoklipet, megjithëse vjen nga një vend i bukur siç është Zvicra, ku dhe jeton.

Kjo këngë ka temën e dashurisë dhe vjen në një stil krejt ndryshe nga këngët e tjera të tij. Bekimi ka sprovuar veten edhe në rol, duke ia dalë t’i japë për herë të parë motorrit në klip, dhe ia ka dalë shumë bukur.

Kënga po ecën mjaft mirë, ndërsa Bekimi gjithmonë është falënderues për fansat dhe ndjekësit e tij, të cilët janë të shumtë dhe rriten çdo ditë. Ne ju ftojmë ta klikoni dhe ta ndiqni këtë këngë dhe klipin më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat