Në muzgun e vitit, qyteti është ndriçuar;
Mirëpo mendja ka mbetur e errësuar;
Sa bukur duket bredhi në sheshin e dekoruar;
Mos më fol për libra se nuk i kam lexuar.
Kush është kjo Iliada, e kush Odiseja?
Kush është ky Kafka, e kush Kadareja?
Nuk e njoh Danten, e as Oruelin;
Vetëm kam dëgjuar për "Markez Gabrielin".
Dy i kam lexuar, me mendje dhe me sy;
"Albert Eko dhe Umberto Kamy".