Atdhetari gjilanas Hamdi Berisha, veprimtar për lirinë e atdheut

Kultura

Atdhetari gjilanas Hamdi Berisha, veprimtar për lirinë e atdheut

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 16 dhjetor 2024 Në ora: 08:15
Hamdi Berisha

Hamdi Berisha u lind në qytetin e Gjilanit në vitin 1925, ai i takon gjeneratës së art nacionaliste patriotike të Gjimnazit të Prishtinës të viteve (1941-1944). Atdhetari Hamdi Berisha, u frymëzuar nga familja e tij, nga babai Imeri dhe vëllai i tij Esati të cilët mizorisht likuidohen në plojnë e Gjilanit gjatë vitit 1944.

Atdhetari Hamdi Berisha si nxënës i Gjimnazit ishte i lidhur dhe i ndikuar drejtpërdrejti me profesorin e tij, Gjon Serreçi.

Hamdiu duke parë se programi i organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së) shfaqte dhe përkonte synimet e vullnetit të tij, dhe synimet e popullit shqiptar, ai pa asnjë hezitim përqafoi këtë program.

Atdhetari gjilanas Hamdi Berisha gjatë viteve 1945-1946 lidhet drejtpërdrejt me Komitetin Qendror (KQ) të LNDSH-së nën udhëheqjen dhe direktivat e profesorit të tij, Gjon Serreçit.

Atdhetari Hamdi Berisha burgoset gjatë një udhëtimi me tren nga Shkupi për në Ferizaj, ku ishte për t‘u takuat me Lazër Josipin.

Gjatë gjykimit qëndrimi i Hamdiut ishte i pathyer dhe shembullor se si duhej tê qêndrojë një patriot para armikut, ai vuajti dënimin deri në vitet e 50-ta në burgun famëkeq të Nishit, pastaj pjesën tjetër e vuajti në burgun e Mitrovicës së Stemit.

Hamdiu përmes një amnistie dëni i tij zbret nga 20 vite në 9-të vite burgë të rëndë.

Atdhetari Hamdi Berisha, mbetet në kujtesën e popullit i paharruar së bashku me atdhetarë të tjerë të cilët dhanë më tê shtrenjtën për lirinë e atdheut...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat