Një cikël poezish

Kultura

Një cikël poezish

Nga: Perparim Hysi Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 10:56
Perparim Hysi

1. Ç'janë këta sy?

Ç'janë këta sy?Mos i ke ngjyer me qymyr?
I ke ngjyer me"qymyr",ndaj po më hanë të gjallë
I shoh këta sy dhe bëhem si "xhind i pirë"
Kam"frikë" prej tyre,aq sa shndrrohem në"djall".

2.Një shenjë 

Një shenjë me sy e një tjetër me vetull
(Kaq më del e më"tepron")
Sado i moshuar,kthehem në djalë"qefull"
Se të lë fare mendja,kur dashuron.

3. Tani

Tani që një mike më bëri apel
(U provua katërcipërisht që nuk kam"fat")
E,moj pleqëri,të veshë mu në esfel!
SE ajo më shkroi:-Po të pres në shtrat !!!

4. TI

Ti po fle për shtatë palëqejfe(edhe burrin ke përbri)
Unë të shoh e më zënë"ethe"(se shpirtërisht jam me ty)
Burrin e"përzë me shqelma"( mjaft e"hëngri" ,"arën time")
Zë e ngopem me pandehma(katandis sa një thërrime)

5.Përse?

Përse,moj botë,të mos jeshë errësirë?
Dhe unë dhe ajo errësirave të humbasim
Epo në errësirë të ndihesh mirë
Kështu ndodh me "dy pëllumba" që sqepash gugasin. 

6.Kaloi një grua 

Kaloi një grua,që nuk i njihej mosha
Rinia tek ajo kish bërë prapaktheu
Më mbetën sytë pas saj që unë"mosqofsha!"
Qe aq e mirë,sa mendjen ma rrëmbeu. 

7.Në dashuri 

Në dashuri nuk e njoha tradhëtinë
Kam qenë gjithmonë besnik
E kam ruajtur dashurinë si çifuti florinë
Dhe për dashurinë dhe jetën e vë në rrezik.

8.Dashuria

Dashuria të jepë shpresë dhe veç shpresës dhe guxim
Edhe krahë vë si shpezë,pa zë nisesh fluturim
AS nuk pyet,kur dashuron(s'ka kala që nuk e merr)
Gati malin e rrëzon,se nga mendja bëhesh erë.

9. Dhe vështrimi

Dhe vështrimi bëhet thikë(thikë që të shponë e të pretë)
Ja,kështu m'u duk njëçikë,qe i gjatë,por i sinqert
Jo m'u duk,por m'u ngul dhe më hyri drejt në zemër
Ah,të lutem,mos ma shkul! Po të lutem,e paemër!

10.Në sytë e tu 

Në sytë e tu,një det me dhimbje
Çuditem se si sytë gjithë atë det e mbajnë?!
Po më dhëmb shpirti për ty,moj mike!
Dua atë"detdhimbjesh" bashkë ta ndajmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat