Kur themi jemi,
ata që jemi,
më shumë
se ne
e dinë të tjerët
se kush jemi.
Ani pse nuk na konvenon,
duhet ta pranojmë:
sa herë kanë qenë në pyetje
interesat e kombit
dhe atdheut,
shqiptarët s'kanë qenë bashkë.
Më shumë kanë luftuar
për pushtet dhe xhep
se sa për komb dhe shtet.
Duam apo jo ta pranojmë,
kjo e keqe
akoma është duke na ndjekur.
Shih për këtë:
Raportet e këqija
në mes forcave politike
në Shqipëri dhe në Kosovë,
të cilat më shumë
luftojnë për pushtet
se sa për komb e shtet.