Heshta

Kultura

Heshta

Nga: Ganimete Ahmeti Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 14:59
Ganimete Ahmeti

Heshta, heshta, 

Heshta edhe kur është dashtë të flas Heshta edhe kur pashë gabime 

Heshta edhe kur më gënjyen në fytyrë.

Heshta edhe kur bënë sikur më duan 

Heshta edhe kur mora thika pas shpine Heshta me mijëra herë 

Heshta se nuk doja të isha njëri ndër ta.

Heshta, heshta, 

Heshta, sepse heshtja më vleu si ar 

Heshtja ime bëri bujë 

Heshtja ime te disa njerëz u bë sëmundje.

Pas heshtjës sime, filloi gjithçka, filloi një ankth për ata...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat