Një film për tragjedinë çame/ Rama: Kisha shkruar një poemë të gjatë. Alfred Trebicka kur e lexoi u ngacmua shumë...

Kultura

Një film për tragjedinë çame/ Rama: Kisha shkruar një poemë të gjatë. Alfred Trebicka kur e lexoi u ngacmua shumë...

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 23:21
Luan Rama

Shkrimtari i njohur, Luan Rama, i cili foli ndër të tjera se pse ndërmori këtë rrugëtim kinematografik për të bërë një film për tragjedinë çame.

"Familja e nënës sime ka qenë e shpërngulur si shumë çamë të tjerë, gjatë kohës së luftës.

Edhe unë jam rritur me tragjedinë çame, me dasmat çame, me ëndrrën e rikthimit etj. Unë kisha shkruar një poemë të gjatë, të cilën ma lexoi kryetari i fondacionit "Oxhatasim", Alket Velia. Ky fondacion i është kushtuar kulturës çame, botimeve të çamërisë për të mos e harruar këtë pjesë të kulturës shqiptare.

Çamëria ka qenë gjithmonë në botën time. Alfred Trebicka kur e lexoi u ngacmua shumë dhe menduam që të xhirohej ky film në Konispol", u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat