Prof. Kadri (Os)Mani veprimtar i pendës dhe i qëndresës, kundër pushtuesit serbo-sllav, për lirinë e atdheut

Kultura

Prof. Kadri (Os)Mani veprimtar i pendës dhe i qëndresës, kundër pushtuesit serbo-sllav, për lirinë e atdheut

Nga: Sami Arifi Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 11:02
Kadri Osmani

Kadri Osmani, u lind më, 21.01.1937, në fshatin Makresh i Poshtëm-komuna e Atranës, ai kishte dhënë nga vehtja çdo gjë për çështjen kombëtare, në veçanti kishte mbjellë shumë rritën te nxënësit për zgjimin kombëtar nëpër shkollat shqipe, posaçërisht edhe në Qendrën Shkollore atëher quhej "Boro e Ramizi" tashmë "Kuvendini Lezhës" në Viti. Prof. Kadri (Os)Mani nxjerri revistën e parë me nxënës në këtë komunë, revista e quajtur „Aroma“.

Atdhetari Kadri (Os)Mani (1937-2012)

Kadri Manin, në vitet `60-ta, punoi në Gjimnazin dhe Normalen e Pejës, ai ishte veprues për nxerrjen e Revista letrare "Jeta e Re", ku ai punonte, për të abonuar shkollarët e mesëm, me këtë Revistë letrare.

Atdhetari Kadri (Os)Mani ishte i përkushtuar për arsimin dhe ishte mjaft i pasionuar pas librit dhe shtypit.

Kadriu vlerësonte rolin e mjeteve të informimit, prandaj , grupi i emëruar "Grupi Revolucionar i Kosovës" (GRK), përgatitin dhe nxjerri edhe oragnin e vet të shtypit me emrin "Zëri i Kosovës", që ishte gazeta e parë ilegale pas Luftës së Dytë Botërore, (LDB). Për shkak të veprimtarisë gjithnjë e më intensive, por edhe për shkak të përcjelljes së rreptë të organeve të shtetit policor, çfarë ishte në ish pushtetin serbo-sllav në fillim të majit të vitit 1974, ai dhe ca prej grupit të tij, nuk i shpëtojnë syrit famëkeq të UDB-së, Kadriu zbulohet e arrestohet vetëm me një pjesë të grupit të tij: Kadriu Mani, Xhafer Shatri, Jashar Aliu dhe Binak Ulaj, nga kēta të burgosur, bashkëveprimtarët tjerë nuk zbulohen, prandaj ky qëndrim i paepur i veprimtarëve do të mundësojë që GRK, të jetë grupi me veprimtari më jetëgjatë,

Kadri (Os)Mani, me grupin ilegal të tij, gjatë viteve 70-ta, botoi numrin e parë të gazetës ilegale, "Zëri i Kosovës", për ta vazhduar botimin e saj, Jusuf Gervalla, me shokë, në në vitet 80-ta në Shtutgart të Gjermanisë.

Prof. Kadriu ishte dënuar pësë herë me 25 vite burg të rëndë në burgjet serbo-sllave, ai i vuajti 17 vite e gjysmë burg të rëndë...

Atdhetarin Kadri (Os)Manin e transferuan, pothuajse, në të gjitha burgjet e ish-Jugosllavisë: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Beograd, Pozharevc, Nishë, Dob, Maribor, Zagreb dhe Lublanë. Në disa nga këto burgje, i ndjeri Kadri, për shkak të shkeljeve të të drejtave elementare, ai kundërshtoi organet drejtuese të burgut, për këto veprime ai u torturua në formën më brutale, u rrah dhe u keqtrajtua pafundësisht në këto burgje. Atdhetari Kadri (Os)Mani nëpër këto burgje shumëherë shpallte greva urie, me qëllim të përmirësimit të kushteve, për shokët e tij të burgosur, e sidomos për lejimin e literaturës shqipe, e cila mungonte në atë kohë në të gjitha burgjet jugosllave.

Kadriu organizojë greva e urisë në burgun e Pozharevcit, ku si rezultat drejtoria e burgut, lëshoi pe dhe bibliotekën e burgut e pajisi me shumë libra e literaturë në gjuhën shqipe, e cila deri atëherë kishte vetëm tituj librash në gjuhën serbe".

Se në çfarë niveli kishte arritur zgjmimi kombëtar i famijes së ngushtë dhe familjes së gjerë të atdhetarit Kadri (Os)Mani tregon edhe fakti i dënimit të vëllezërve të Kadriut, Ramizi ishte i dënuar me 20 vite burg, Begzadit - me 12 vjet burg; vajzës së tij, Hidajetes, me 2 vite burg; nipave të tyre, Irfan Shaqirit me 7 vite burg; Agim Sylejmanit me 5 vite burg. Të dënuar ishin edhe kushëriri Shefkiu me 20 vite; Nuhiu e Musliu me nga 15 vite; bashkëfshatari Zylfi Musliu me 8 vite. Tortura të paskajshme morën anëtarët e tjerë të familjes.

Drita Osmanit iu mohua e drejta e vijimit të studimeve, e Ibrahimi u burgos e u torturua në formën më mizore. Përkundër, familharët e tij, asnjëherë nuk u ndalën së vepruari për Shqipërinë Etnike.

Atdhetari Kadri (Os)Mani ndërroi jetë më 09.10.2012, madhështoriu varros në atdheun e tij që aq shumë e dashti nga atdhetarë të mbarë trojeve shqiptare, pastë dritë të pashterrshme të Parajsës, në amshim.

Lavdi jetës dhe veprës së madhështorit të paepur Kadri (Os)Manit për lirinë e atdheut, dhe të gjthë atyre që vepruan dhe veprojnë për bashkimin kombëtar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat