Mos e trazoni Parashqevinë

Kultura

Mos e trazoni Parashqevinë

Nga: Sami Mulaj Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 14:14
Autori Sami Mulaj

Parashqevi,

Parashutë,

Paradhënje,

Parathënje,

Paradite,

Paradoks,

Paranojë,

Parazitë,

Paralele,

Paditës,

Padije,

Pafytyrë,

Pamatë,

Pamasë,

Paanë,

Pasheqer

Pakrypë,

Pakrye,

Pagojë,

Palidhje, fjalë shqipe e re

në Kosovë !

Lëreni të qetë Parashqevinë,

artistën tonë, zonjë.

Zonjë e bëri zëri,

Zonjë e bëri kënga, dhe kaq.

Pjesa tjetër është e Parashqevisë,

Nuk është pjesa jonë!

Mos e trazoni Parashqevinë!

SMULAJ

Dhjetor 18, 2024

Tiranë, Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat