Parashqevi,
Parashutë,
Paradhënje,
Parathënje,
Paradite,
Paradoks,
Paranojë,
Parazitë,
Paralele,
Paditës,
Padije,
Pafytyrë,
Pamatë,
Pamasë,
Paanë,
Pasheqer
Pakrypë,
Pakrye,
Pagojë,
Palidhje, fjalë shqipe e re
në Kosovë !
Lëreni të qetë Parashqevinë,
artistën tonë, zonjë.
Zonjë e bëri zëri,
Zonjë e bëri kënga, dhe kaq.
Pjesa tjetër është e Parashqevisë,
Nuk është pjesa jonë!
Mos e trazoni Parashqevinë!
SMULAJ
Dhjetor 18, 2024
Tiranë, Shqipëri.