Rrëfimi ndryshe/ Artisti Herion Mustafaraj: Shqetësimi kryesor që “vrau” artisten në shkëlqim Parashqevi Simakun

Kultura

Rrëfimi ndryshe/ Artisti Herion Mustafaraj: Shqetësimi kryesor që “vrau” artisten në shkëlqim Parashqevi Simakun

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 06:51
Herion Mustafaraj

Artisti i njohur Herion Mustafaraj, i cili është një personazh që ka lënë gjurmë në kujtesën tonë me filmin “Beni ecën vetë” ka folur për emisionin “360 gradë” për këngëtaren Parashqevi Simakun dhe sfidat me të cilat u përballë pasi ajo shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetari Artur Zheji e pyeti Mustafarajn nëse historia e saj jo e mirë po përdoret nga mediat, për këtë artisti tha sido që të jetë, Parshqevia po shndrin me prezencën e saj, pavarësisht halleve që rëndojnë fort mbi supet e saj.

Ai pohoi se në gjendjen, në të cilin ndodhet sot Parashqevia, faji është i shqiptarëve pasi nuk i dhanë mbështetjen e duhur.

Gjatë rrëfimit për emisionin “360 gradë” në ABC News, Mustafaraj tregoi dhe “tre gabimet” e tij në raport me Parshqevi Simakun dhe shqetësimet, që sipas tij e “shuan” një yll të muzikës shqiptare.

Ai pohoi se e ka larguar Parashqevinë nga restorantet në New York, pasi e trajtonin atë si këngëtare klubesh duke e ushqyer me makarona e pasta. Mungesa e dokumenteve shtoi ai e çoi Parashqevinë në këtë pikë dhe jo neglizhenca e saj.

“Çfarëdo që të jetë ajo po shndrin. Është një rikthim, që vjen nga një katarsis që bëri Parashqevia. Sakrifica është e Parashqevisë, është sakrificë e një nënë shqiptare, sepse Parashqevia që ta dini Në pesë orë që kam bërë  muhabet, vetëm njëherë e kam takuar. Parashqevia bëri një revolucion padashje për ne. Parashqevia logjikisht nuk ka fituar asgjë, sepse ajo prej nesh humbi. Ne lamë atë në baltë, unë jam fajtori i pari, sepse unë e mbajta Parashqevinë në shtëpinë time gjashtë muaj, e hoqa nga Neë Yorku kur ishte pa dokumente dhe e trajtonin si këngëtare klubesh duke i dhënë pasta dhe makarona, i thashë: ti s’do rrish më këtu dhe erdhi më mua dhe jetoi me mua.

Unë e bëra gabimin e parë, ajo duhej të kthehej në Shqipëri të bënte dokumentet e sakta dhe të kthehej këtu. Unë bëra gabimin e dytë, që e shtyva dhe i thashë po:  Los Angelos është vendi për ty. Ti je artiste e madhe, ti je yll, ti do shkëlqesh,. Unë bëra gabimin e tretë në Los Angelos, shkova me Parshqevinë për ta mbështetur dhe e çoja nëpër çdo studio që regjistronte këngët e saj. Mundohej të lidhte kontrata, si të gjente mënyra, si të bënte këto dokumente, kjo artiste e madh nuk kishte mundësi, që kjo të kishte një punëdhënës, sepse dhe nuk kishte dokumentet e saj. Këto janë gjërat që e vranë artisten Parashqevinë në shkëlqim. Nuk është neglizhenca e saj, nuk është divllëku i saj”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat