Pas çlirimit, në pushtet
partitë politike kanë ardhur
me premtime dhe propagandë,
por sapo kanë fituar pushtetin,
asnjë premtim nuk e kanë mbajtur.
Parulla: premtime shumë,
e realizime sa më pak.
A ka më?
Po, vazhdon,
të cilën partitë
e kanë përqafuar
sa herë mbahen zgjedhjet.
Qytetarëve u drejtohen:
"Votoni ne!
Do t'iu bëjmë
jetën parajsë!"
Por sapo t'i fitojnë zgjedhjet,
për vete i mbushin xhepat
dhe qytetarët
i lënë në baltë.
Këto janë partitë tona
politike në Kosovë,
që
sa herë janë mbajtur zgjedhjet,
me gënjeshtra kanë ardhur në pushtet.
Kjo patologji
do të ndodhë
edhe në zgjedhjet e ardhshme,
më 9 shkurt 2025.