Poezia antologjike zgjidhet nga qielli e jo nga njeriu

Kultura

Poezia antologjike zgjidhet nga qielli e jo nga njeriu

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 13:02
Sulejman Mehazi

Për hirë të artit poetik që është pjesë përbërëse perceptuese e shpirtit jemi të detyruar të reagojmë, mjafni më me ato përmbledhje të kota poezishë antologjike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë Veriore, mos hyni aty ku nuk e keni vendin, për shkak se bukuria e harmonia qiellore e artit poetik nuk ju pranon të bëheni banor qiellor, dyert e qiellit poetik nuk hapen për çdo e grumbuj  poetësh.

Ligji mistik, i padukshëm i shpirtrave qiellor për poezinë antologjike thotë:

POEZIA ANTOLOGJIKE dallohet prej poezive tjera sikurse hëna pesëmbëdhjetë para yjeve, prandaj poezitë antologjike janë të pakta, numërohen me gishta e të përjetshme.

Origjina e artit vjen nga Arshi (froni) i Zotit, i Cili nga lartësitë më të mëdha të shtatë katë qiejve estetikisht e poetikisht frymëzon shpirtrat e atyre që janë shpërblyer me dhuratë qiellore për të shkruar poezi.

Poezia antologjike zgjidhet nga bota qiellore e kurrsesi nga bota njerëzore, është dhuratë qiellore e jo njerëzore, pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat