Për hirë të artit poetik që është pjesë përbërëse perceptuese e shpirtit jemi të detyruar të reagojmë, mjafni më me ato përmbledhje të kota poezishë antologjike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë Veriore, mos hyni aty ku nuk e keni vendin, për shkak se bukuria e harmonia qiellore e artit poetik nuk ju pranon të bëheni banor qiellor, dyert e qiellit poetik nuk hapen për çdo e grumbuj poetësh.
Ligji mistik, i padukshëm i shpirtrave qiellor për poezinë antologjike thotë:
POEZIA ANTOLOGJIKE dallohet prej poezive tjera sikurse hëna pesëmbëdhjetë para yjeve, prandaj poezitë antologjike janë të pakta, numërohen me gishta e të përjetshme.
Origjina e artit vjen nga Arshi (froni) i Zotit, i Cili nga lartësitë më të mëdha të shtatë katë qiejve estetikisht e poetikisht frymëzon shpirtrat e atyre që janë shpërblyer me dhuratë qiellore për të shkruar poezi.
Poezia antologjike zgjidhet nga bota qiellore e kurrsesi nga bota njerëzore, është dhuratë qiellore e jo njerëzore, pikë.