Hap i shkurtër, dritë e fikur
S’dua thotë rrugë tjetër,
Derdh mall e dhembje shton
Me bar gjumi syrin e ngushëllon.
Ditë e netë si nëpër mjegull
Udhët duken me ëndërra plot,
Brenga e dhembje në një thes
Gjahtar ëndërrash ti po vdes.
Largë e më largë pak nga pak
Përrallat ikën n’dhe të lashtë,
Derdhët lulja tutje pa fund
Syri turbull kokën e lëkund.