Lulja e marramendjes

Kultura

Lulja e marramendjes

Nga: Dedë Preqi Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 13:04
Dedë Preqi

Hap i shkurtër, dritë e fikur

S’dua thotë rrugë tjetër,

Derdh mall e dhembje shton

Me bar gjumi syrin e ngushëllon.

Ditë e netë si nëpër mjegull

Udhët duken me ëndërra plot,

Brenga e dhembje në një thes

Gjahtar ëndërrash ti po vdes.

Largë e më largë pak nga pak

Përrallat ikën n’dhe të lashtë,

Derdhët lulja tutje pa fund

Syri turbull kokën e lëkund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat