Në rrugicat e lagjes me gurët e lashtë;
Të mbushur përplot turistë kureshtarë;
Me aparate në duar që shkrepin gjithandej;
Një e moshuar duke pirë kafe pak më tej.
Mbi pullazet ngjyrë hiri, një shtërg pushon;
Lartësisë së kalasë nuk ia ka frikën;
Dy veprat e kolosit, kjo pamje m'i kujton
Ikjen e shtërgut edhe Kronikën.