Pas luftës në Kroaci,
erdhi për ta ndihmuar luftën
edhe për çlirimin e KOSOVËS,
atdheut tij
që e kishte
në zemër dhe shpirt
qysh si fëmijë.
Në një intervistë
nga disa gazetarë të huaj
se pse luftonte
dhe nuk kishte kërkuar
azil në ndonjë shtet tjetër,
përgjigja e tij ishte e shkurtër:
"Kosova është vendlindja ime,
këtu kam lindur,
dhe me dëshirën më të madhe,
këtu edhe dua të vdes,
për t'ia falur jetën Kosovës,
atdheut të popullit tim,
i cili ka vuajtur aq shumë
nga sundimi mizor serb."