Bekim Berisha, dëshmor i kombit

Kultura

Bekim Berisha, dëshmor i kombit

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 18:29
Autori Adem Bytyçi

Pas luftës në Kroaci,

erdhi për ta ndihmuar luftën

edhe për çlirimin e KOSOVËS,

atdheut tij

që e kishte

në zemër dhe shpirt

qysh si fëmijë.

Në një intervistë

nga disa gazetarë të huaj

se pse luftonte

dhe nuk kishte kërkuar

azil në ndonjë shtet tjetër,

përgjigja e tij ishte e shkurtër:

"Kosova është vendlindja ime,

këtu kam lindur,

dhe me dëshirën më të madhe,

këtu edhe dua të vdes,

për t'ia falur jetën Kosovës,

atdheut të popullit tim,

i cili ka vuajtur aq shumë

nga sundimi mizor serb."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat