Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eurovizion

Kultura

Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eurovizion

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 22:52
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në finalen e Festivalit të Këngës në RTSH, ka shprehur angazhimin e Kosovës për të mundësuar pjesëmarrjen në Eurovizion në të ardhmen e afërt.

Ai gjithashtu përmendi se Unioni i Transmetuesve Evropianë ka monitoruar dy festivalet në Radio Televizionin e Kosovës dhe shpreson që së shpejti të ketë dy herë këndim në shqip në Eurovizion.

"Para më pak se dy muajsh, kishim edhe festivalin e këngës në RTK. Unë isha edhe vitin e kaluar këtu, dhe është gjithmonë kënaqësi të rikthehem në Tiranë dhe të kënaqemi me disa kolegë të mi nga qeveria duke dëgjuar këngëtarët shqiptarë.

Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eurovizion, në një të ardhme të afërt. Në fakt, Unioni i Transmetuesve Evropianë ka monitoruar dy festivalet, vitin e kaluar dhe sivjet në Radio Televizionin e Kosovës, dhe urojmë që në Eurovizion, së shpejti të kemi dy herë këndim në shqip", deklaroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat