Nuk e pata aspak të lehtë...

Kultura

Nuk e pata aspak të lehtë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 10:30
Xhelal Hoxha

Ne do të bëhemi gurë e murë në varr, për fjalët e pa thëna...

Me disa mshehtësira, ku të prekin thellë, në asht e n’palcë njeriu

Ato prekin në zemër, tru, mendje, edhe n’shpirt të çdo gjeniu...

Ndoshta të zh’burrnojnë rënd e leht, si një komplet vetvetiu

Nuk e pata dhe nuk do ta kem këtë jetë, aspak të lehtë...

Kur më bëjnë me qajtë, tamam bash si një za i një fëmiu

Dhe as në tjetrën jetë, që më shpon tej për tej, si një shigjetë!

Njeriu me të mirat, të këqijat dhe t’ bëmat gjatë jetës tij

bëhet shpeshhere pishman  në jetë e përjetë  dhe gjetiu

Pse bëra ashtu e kështu gabim, kur ishte  vetja  ime për bri

Isha e mbeta një besnik e fisnik, i rebeluar por i vërtetë fatziu

Ku jeta ishte  ngjarja, që nuk munda ndryshe t’i shpëtoja

dhe sa keq, ku si një përbindësh më rrëmbeu, si  keq më përbiu...

Më pyetët:pse kështu  punove, veprove dhe nuk na tregove?!

Përgjigja e shkurt ishte:nuk kisha fuqi,as mundësi të ndërroj diç...

Nuk u besova juve,  as të tjerëve, por as syve dhe as veshëve të mi!

Ju betohem në dritën e diellit, të hënes, të qiellit dhe n’këta yje;

Boll, kot u  mundova, por nuk munda ndryshe, me ose pa arsye!

Ne do bëhemi varr i fjalëve tona të pa thëna...

Do i marrim me vete në varr, ku do i ndryj në arkivol

shumë gjëra për të tjerët, por edhe për ne të dy...

Gjërat e pathëna,të mbajtura e të ruajtura deri në përjetësi

Të na shoqërojnë sëbashku deri në fund të jetës sonë

për t'i mbuluar dheu i tokës tonë, dheu ynë i zi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat