Ne do të bëhemi gurë e murë në varr, për fjalët e pa thëna...
Me disa mshehtësira, ku të prekin thellë, në asht e n’palcë njeriu
Ato prekin në zemër, tru, mendje, edhe n’shpirt të çdo gjeniu...
Ndoshta të zh’burrnojnë rënd e leht, si një komplet vetvetiu
Nuk e pata dhe nuk do ta kem këtë jetë, aspak të lehtë...
Kur më bëjnë me qajtë, tamam bash si një za i një fëmiu
Dhe as në tjetrën jetë, që më shpon tej për tej, si një shigjetë!
Njeriu me të mirat, të këqijat dhe t’ bëmat gjatë jetës tij
bëhet shpeshhere pishman në jetë e përjetë dhe gjetiu
Pse bëra ashtu e kështu gabim, kur ishte vetja ime për bri
Isha e mbeta një besnik e fisnik, i rebeluar por i vërtetë fatziu
Ku jeta ishte ngjarja, që nuk munda ndryshe t’i shpëtoja
dhe sa keq, ku si një përbindësh më rrëmbeu, si keq më përbiu...
Më pyetët:pse kështu punove, veprove dhe nuk na tregove?!
Përgjigja e shkurt ishte:nuk kisha fuqi,as mundësi të ndërroj diç...
Nuk u besova juve, as të tjerëve, por as syve dhe as veshëve të mi!
Ju betohem në dritën e diellit, të hënes, të qiellit dhe n’këta yje;
Boll, kot u mundova, por nuk munda ndryshe, me ose pa arsye!
Ne do bëhemi varr i fjalëve tona të pa thëna...
Do i marrim me vete në varr, ku do i ndryj në arkivol
shumë gjëra për të tjerët, por edhe për ne të dy...
Gjërat e pathëna,të mbajtura e të ruajtura deri në përjetësi
Të na shoqërojnë sëbashku deri në fund të jetës sonë
për t'i mbuluar dheu i tokës tonë, dheu ynë i zi!...