I gjori!

Kultura

I gjori!

Nga: Adem Bytyqi Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 21:26
Adem Bytyqi

Sa e kishte nënën gjallë

nuk i erdhi 

as njëherë për ta parë.

 

Nëna qante për çdo ditë

ndonëse t'gjorin 

s'kishte në shtëpi.

 

Një ditë nëna i vdiq

I gjori veshur n'zi

i erdhi n'varrim

duke mendur

se kêshtu e shlyente

mëkatin që kishte 

ndaj nënës tij.

 

Ditët kalonin

I gjori t'varri i shkonte

por t'gjithë e dinin

se kurrë

nuk do mündete

për t'shlyer mëkatēt

që ia kishte bërë

nënës tij për se gjalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat